Hyseni thotë se ajo çfarë e pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacionin
Ish-kryenogicatori Skender Hyseni ka thënë se ia ka frikën se ajo cfarë ka pranuar kryeministri Albin Kurti është më shumë se Asociacion.
Hyseni në T7 ka thënë se nuk ka më asnjë dyshim se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të zbatohet.
“Nuk e di çfarë çoroditje është kjo. Asociacioni do të zbatohet pasi është marrëveshje ndërkombëtare. Ia kam frikën se ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacioni.” – ka thënë Hyseni.
