"Pas pak": Kurti nuk shkon në Klan Kosova, Kelmendi e interviston në zyrë - NACIONALE

"Pas pak": Kurti nuk shkon në Klan Kosova, Kelmendi e interviston në zyrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Adriatik Kelmendi autor dhe moderator i emisionit “Rubikon” ka postuar një fotografi me Albin Kurtin, kryeminsitër i Kosovës, pak minuta para se të fillojë emisioni, ku ai do ta inervistojë të parin e Qeverisë së Kosovës.

Ajo që ra në sy në fotografinë e Kelmendit, ishte prezenca e tij në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Pra, sipas fotografisë, Kelmendi nuk do ta intervistojë Kurtin në objektin e Klan Kosovës, por në zyrën e këtij të fundit, ku para disa ditëve ishte mbajtur edhe një takim mes Kurtit e disa prej pronarëve të mediave kosovare.

"Pas pak" - shkroi shkurtimisht z. Kelmendi.

Nuk dihet arsyeja se pse Kurti e Kelmendi kanë zgjedhur të bëjnë intervistën në këtë ambient.

Lajme të ngjashme