Hyseni krahasoi Osmanin me Millosheviqin, Mushkolaj: E gërrditshme
Në një reagim të saj, predidentja Vjosa Osmani e kishte quajtur qasjen e kryediplomatit të BE-së të njëanshme pasi që ai “fajsoj” Kosovën për mosdakordimin me Serbinë për çështjen e targave në takimin e djeshëm mes Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel.
Për këtë deklarim të Osmanit, Skender Hyseni i LDK-së ka thënë se këto qëndrime ngjasojnë liderit komunist Enver Hoxha e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.
Mirëpo, ndaj Hysenit ka reaguar analisti Imer Mushkolaj i cili i ka quajtur krahasime të “gërrditshme”.
"Me çfarë lehtësie bëjnë krahasime me Millosheviqin e Serbinë. Çfarë reference e gërrditshme, plot mllef”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e tij në Facebook.
