Hykmete Bajrami: Populli pret që Kurti dhe Gërvalla ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj - NACIONALE

Hykmete Bajrami: Populli pret që Kurti dhe Gërvalla ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,ka folur rreth çështjes së skandalit financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Bajrami ka thënë se ka disa afera korruptive dhe që kryeministri Albin Kurti nuk është duke vepruar.

“Për ta bërë dikush Vettingun duhet ta ketë qëllimin e mirë. Po shohim afera korruptive që janë duke u hetuar dhe qeveria do që t’i bëjë Vetting një sistemi”, - tha Barjami, duke shtuar se qytetarët presin që Berishaj të shkarkohet nga Kurti.

Populli pret që Kurti dhe ministrja Gërvalla ta shkarkojnë ambasadorin në Kroaci, Martin Berishaj. Këtë nuk po e pengon asnjë gjykatës. Evidencat janë të qarta. Ai ka dhënë deklaratë të pasaktë nënë betim. Ka bërë evazion fiskal. Dhe tjetër e kemi rastin e zëvendësministrit…”, - shtoi deputetja e LDK-së.

Lajme të ngjashme