“Humbje për Albinin, fitore për Kosovën”: A ekziston Kurti pas marrëveshjes me Vuçiqin?
Një tjetër marrëveshja për normalizimin e mardhënive mes Kosovës dhe Serbisë është gati. Të dyja palët tashmë e kanë pranuar, gjersa nënshkrimet parashihet t’i hedhin gjatë muajit mars. Nga kjo marrëveshje duket se ka fituar Kosova dhe ka humbur politikani i quajtur Albin Kurti. Pra është një fitore, sa do e kritikuar, për Kosovën, por një humbje personale e Kurtit.
Kosova ka fituar, sepse ka bërë edhe një hap drejt njohjes universale të statusit të saj final, forcimit të pavarësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të saj. Në marrëveshje u përmend Karta e OKB-së që flet për barazinë sovrane për të dy shtetet, pra do të respektohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës dhe Serbisë. Në marrëveshje parashihet gjithashtu se Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Nga kjo marrëveshje, Kosova nuk do të pengohet në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian. Madje është pak njohje edhe nga Serbia, pasi ajo pranoi t'i njeh simbolet shtetërore e pamundësinë e përfaqësimit të Kosovës në të marrëdhënie ndërkombëtare.
Ndërsa, humbje për kryeministrin Kurti, sepse ka nënshkruar një marrëveshje, përmbajtja e secilës është në kundërshtim me gjithë karrieren e tij politike opozitare. Më këtë marrëveshje ka delegjitimuar gjithë kundërshtimet e tij gjatë historisë, nga Marrëveshja e Rambujesë te marrëveshja e ish-kryeministrit Avdullah Hotit me ndërmjetësimin e Richard Grenellit.
Sipas marrëveshjes së djeshme, të cilën Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante, do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, madje me kompetenca ekzekutive. Dhe, “qershia mbi tortë”, parashihet të formalizohet statusi special për Kishen Ortodokëse serbe.
Në këtë podcast, gazetarët Arta Avdiu dhe Mirlind Behluli, kanë debatuar në lidhje me marrëveshjen finale, duke sqaruar se çfarë nënkupton marrëveshja e arritur për Kosovën dhe për Albin Kurtin. Dëgjim të këndshëm!
