Hoxhaj: Kurti ka ndjekur politikë të gabuar me targat dhe situatën e zgjedhjeve në veri - NACIONALE

Hoxhaj: Kurti ka ndjekur politikë të gabuar me targat dhe situatën e zgjedhjeve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se kryeministri Albi Kurti prej ardhjes në pushtet ka ndjekur polikë të gabuar në raport me veriun e vendit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se gjithçka ka nisur me vendimet e Qeverisë për targat.

Duke i komentuar sanksionet amerikane ndaj Kosovës, ai ka thënë se sanksionimet e Kosovës nga SHBA-ja janë vendime që nuk duhet t`i takojnë historisë moderne të këtij shteti.

Vendimet që të sanksionohet Kosova janë vendime që nuk i takojnë historisë moderne të krijimit të një shteti. Unë e kam kuptuar që në fillim planin franko-gjerman si një përpjekje perëndimore për të integruar veriun e Kosovës, por Kurti ka ndjekur një politikë të gabuar me targat, dhe situatën e zgjedhjeve në veri të vendit. Mendoj se duhet të jemi serioz. Kurti nuk duhet ra shndërronte në temë madhore çështjen e targave”, është shprehur ai.

Ai ka bërë me dije se çdo veprim i Kosovës në veri duhet të koordinohet me aleatët.

Qëndrimi im ka qenë që Kurti duhet të zbatonte një marrëveshje që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe të koordinohet me partnerët tanë. Veprimet që janë bërë në veri të vendit kanë sjellë një situatë ku për herë të parë në veri të vendit, Kosova ka një sovranitet nominal. Shqetësimi që kam unë sot është për interesin shtetëror i Kosovës. Mendoj që dënimin më të madh që i ka bërë vendit ndonjë qeveri është pikërisht sjellja e Kurtit në raport me situatën në veri”, është shprehur tutje ai.

Lajme të ngjashme