Hoxhaj i PDK-së: Kërkesa që OSBE-ja të organizoj zgjedhjet në veri paraqet një kthim prapa për Kosovën - NACIONALE

Hoxhaj i PDK-së: Kërkesa që OSBE-ja të organizoj zgjedhjet në veri paraqet një kthim prapa për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas raportimeve se në veri do të përsëriten zgjedhjet.

Hoxhaj përmes një postimit në Facebook, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve në veri në dekadën e fundit është kryer nga KQZ-ja e Kosovës, ndërsa tani i është kërkuar OSBE-së që të organizoj zgjedhjet në katër komunat veriore.

Sipas tij, kërkesa nga OSBE-ja paraqet një kthim prapa për Kosovën.

Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën!” – ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme