Hovenier: ShBA-ja pret që krejt ata që u përfshinë në sulmin e Banjskës, të mbahen plotësisht përgjegjës - NACIONALE

Hovenier: ShBA-ja pret që krejt ata që u përfshinë në sulmin e Banjskës, të mbahen plotësisht përgjegjës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka kujtuar policin Afrim Bunjaku i cili u vra para një viti në sulmin e Banjskës.

Hovenier në një shkrim në rrjetin social “X”, ka përsëritur thirrjen dhe pritshmëritë e ShBA-së që autorët të mbahen përgjegjës.

“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomat për të kujtuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të Banjskës, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe pritshmërinë tonë, që autorët dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë krim të tmerrshëm, të mbahen plotësisht përgjegjës.” – ka thënë ai.

Ndryshe, Hovenier dhe ambasadorë të tjerë të martën morën pjesë në homazhet te varri i Afrim Bunjaku.

Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë në orët e para të datës 24 shtator të vitit të kaluar nga grupi terrorist i kriminelit serb Milan Radoiçiq.

Derisa patrullonte fshatin Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku kishte hasur në një barrikadë, ku në urën e fshatit ishin vendosur dy kamionë.

Afrim Bunjaku së bashku me disa kolegë të tij derisa ishin ofruar të kamionët kishte ndodhur një shpërthim dhe ishin dëgjuar të shtëna në drejtim të tyre. I vrarë kishte mbetur Afrim Bunjkau, ndërsa dy policë tjerë kishin mbetur të plagosur.

Lajme të ngjashme