Hovenier përkujton ish-sekreten Albright: Liria s`kishte kampione më të madhe
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka përkujtuar ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright.
Në dy-vjetorin e vdekjes së mikes së madhe të Kosovës, Hovenier ka vlerësuar së në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright.
Në llogarinë e tij në platformën “X”, ai ka shkruar se ish-sekretarja ka qenë mike e madhe e Kosovës.
“Sot ne nderojmë një mikeshë të vërtetë të Kosovës, Sekretaren Albright, në përvjetorin e vdekjes së saj. Siç tha Presidenti Biden, “Liria qëndron kundër të gjitha gjasave përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri. Dhe në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Today we pay tribute to a true friend of Kosovo, Secretary Albright, on the anniversary of her death. As President Biden said, “Freedom endures against all odds in the face of every aggressor because there are always those who will fight for that freedom. And in the 20th and 21st…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2024