Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja do të sjellë përfitime
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier, ka mirëpritur pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian apo planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier në Twitter ka theksuar se do të vazhdojnë mbështetjen për dialogun.
“Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara dhe e mirëpresin vendimin nga Kosova edhe për ta pranuar në parim Propozimin e BE-së, dhe ne do të vazhdojmë që ta ofrojmë përkrahjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime për Kosovën dhe Serbinë.
“Marrëveshja e përkohshme do t'u sjellë përfitime domethënëse Kosovës dhe Serbisë.” – përfundon shkrimi i tij.
The United States is encouraged by and welcomes the decision by Kosovo also to accept the EU Proposal in principle, and we will continue to provide our full support to the EU-facilitated Dialogue. The interim agreement will bring significant benefits to both Kosovo and Serbia. https://t.co/ed3Ng4Rpnr
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 7, 2023
Ndërkohë, Lajçak ka paralajmëruar takime të nivelit të lartë teksa ka thënë se është i "lumtur" që Kosova “tani” pranoi planin franko-gjerman.
“Udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe zv. kryeministrin @BislimiBesnik dhe në Beograd për të bërë të njëjtën gjë me @predsednikrs @avucic dhe @PetkovicPetar. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi Propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë.” – ka shkruar Lajçak në Tëitter.
Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Lajçakun theksoi se Kosova e pranon propozimin e BE-së.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje.” – ka shkruar Kurti në Tëitter.
Ndryshe pas pranimit të planit, partitë opozitare kanë kritikuar Kurtin për mos-transparecë dhe ndryshim të qëndrimeve.
PDK, LDK dhe AAK, kanë deklaruar se Kurti me pranimin e propozimit të BE-së, ka pranuar edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë takim të niveleve të larta.

