Hovenier: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet urgjentisht, edhe Kurti e thotë të njejtën gjë - NACIONALE

Hovenier: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet urgjentisht, edhe Kurti e thotë të njejtën gjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë. Jeffrey Hovenier, ka treguar se tashmë ka filluar të zbatohet një pjesë e marrëveshjes së arritur mes Serbisë e Kosovës në Ohër.

Në një intervistë të dhënë për T7, diplomati amerikan ka thënë se ShBA-ja beson fuqishëm që marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës,”- është shprehur Hovenier.

Më tej ai ka folur për takimin e radhës që do të mbahet më 4 prill, duke thënë se shpreson që të jetë i suksesshëm.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes,”- ka thënë Hovenier.

Kujtojmë se takimi që do të mbahet në muajin prill do të zhvillohet në nivel kryenegociatorësh dhe është konfirmuar nga zyrtarë të BE-së.

Lajme të ngjashme