Ambasadori Hovenier besohet se i shkoi në zyrë Albin Kurtit - NACIONALE

Ambasadori Hovenier besohet se i shkoi në zyrë Albin Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës pasi besohet se do të takojë kryeministrin Kurti.

Gjendja në veri të vendit mbetet tejet e komplikuar, pas barrikadave të vendosura atje. Nuk dihet nëse kjo do të jetë tema e këtij takimi.

Një numër i konsiderueshëm i policëve të Kosovës, kanë mbetur matanë barrikadave, e të cilët janë detyruar të punojnë, pa u ndërruar fare tash e më shumë se 10 ditë.

Në anën tjetër, faktorët ndërkombëtar kanë përmendur domosdoshmërinë e heqjes së barrikadave, dhe zhvillimin e jetës normale atje, duke përmendur faktin se edhe arrestimi i ish policit Dejan Pantiq, ishte legal.

Ndërkohë Kryeministri Kurti, për Gazetën e njohur birtanike “The Guardian” ka deklaruar se barrikadat nuk mund të qëndrojnë edhe gjatë, por se është shprehur i vetëdijshëm se nëse ato hiqen me dhunë, mund të ketë gjakderdhje.

Nuk dihet nëse KFOR-i do t’i largojë barrikadat me forcë, apo po pritet ndonjë marrëveshje, në mënyrë që barrikadat të largohen nga vetë serbët lokal.

Takimi i Kurtit me Ambasadorin Hovenier, sigurisht pikë kryesore të diskutimit do t’a ketë, situatën në veri.

Lajme të ngjashme