Hovenier e takon Trajkoviqin, pasi ajo konfirmoi se nuk iu lejua hyrja në Kosovë
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier e ka takuar kryetaren e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila kohëve të fundit ka qenë vazhdimisht nën kërcënime për shkak të qëndrimeve të saj politike.
Hovenier, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka falenderuar politikanen serbe që ndau qëndrimet e saj me të.
Ambasadori amerikan ka shtuar se kërcënimet dhe frikësimi janë të papranueshme për shoqëritë demokratike dhe të lira.
“Falenderoj Rada Trajkoviq për qëndrimet e saj sot. E kam thënë edhe më herët, dhe ia vlen të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimi për shkak të qëndrimeve politike janë të prapranueshme në shoqëritë demokratike dhe të lira.” – ka shkruar ai.
Thanks to Rada @trajkovic_rada for her insights today. I have said it before, and it bears repeating: threats and intimidation because of political opinions are unacceptable in free and democratic societies. pic.twitter.com/E377fiOQqo
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 15, 2022
Më herët në një shkrim në Twitter, Trajkoviq konfirmoi se se policia serbe nuk e ka lejuar që të futet në Kosovë në pikën kufitare në Merdare.
Ajo madje, ka shtuar se nuk ka pasur shpjegim për këtë ndalim, derisa paraprakisht, kofnirmonte se do të takohej me ambasadën amerikane.
“Për të sqaruar, policia serbe nuk më lejon të kaloj kufirin. Sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare. Jam i përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë. Jam rrugës për t'u takuar me përfaqësuesit e zyrës greke në KS dhe ambasadën amerikane. Unë kërkoj lirinë e lëvizjes.” – tha ajo.
