Hovenier 'çehrengrysur' pas takimit me Kurtin: S'do të thoja që ia ndërrova qëndrimin - NACIONALE

Hovenier 'çehrengrysur' pas takimit me Kurtin: S'do të thoja që ia ndërrova qëndrimin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i aleatit më të madh të Kosovës, Jeff Hovenier, doli nga zyra e kryeministrit të Kosovës mjaft çehrengrysur pas takimit të rregullt që pati. Çka u tha aty sipas tij?

Hovenier dy ditë më parë paralajmëroi ndëshkimet e para të ShBA-ve dhe u shpreh se po shqyrtoheshin edhe ndëshkime tjera.

“Ka pasur disa pasoja deri tash. Shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë që të mos ketë më pasoja.” – tha pas takimit ai.

Përkundër situatës së tendosur, ai ishte i gatshëm të fliste sërish para gazetarëve që ishin mbledhur jashtë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përsëritje kërkesash

Ambasadori tha se i ka përsëritur kërkesat kryeministrit Kurti që të gjendeshin zyra alternative për kryetarët, në mënyrë që të arrihej deeskalimi i situatës në veri.

“Sapo u takova me kryeministrin Kurti – si pjesë e takimeve tona të rregullta – siç mund ta merrni me mend, folëm për disa prej çështjeve më të rëndësishme, për situatën në veri. E përsërita qëndrimin e ShBA-ve, që më së fundi u shpreh nga Sekretari Blinken për nevojën për hapa urgjentë që të deeskalohet situata atje.” – tha ambasadori.

Diskutim i mirë, por Kurti s’ndërroi qëndrim

Ai e përshkroi diskutimin me Kurtin si “të mirë” megjithëse e pranoi se nuk kishte arritur që t’ia ndryshonte qëndrimin.

“Nuk do të thoja që arrita ta ndërroja qëndrimin e kryeministrit. Do të thoja që kemi pasur diskutim të mirë. Megjithatë, unë përsërita qëndrimin e ShBA-ve se çka duhet të ndodhë.” – tha z. Kurti.

Po pengohet Marrëveshja bazike

“Ne po ashtu folëm edhe për rëndësinë që të ecet përpara për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit... i shpreha shqetësimet se situata në veri po i pengon ato përpjekje shumë.” – u shpreh z. Hovenier.

ShBA-s’heq dorë nga inkurajimi

ShBA-ja megjithatë do të vazhdonte komunikimin me Qeverinë e Kosovës për ta inkurajuar që të deeskalonte situatën.

“Ky ishte diskutimi ynë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta inkurajojnë Qeverinë e Kosovës sa më aktivisht e efektivisht që mundet për të ndihmuar në deeskalimin e situatës. Po ashtu, ne i kemi bërë thirrje edhe Qeverisë së Serbisë për të ndërmarrë hapa.” – tha z. Hovenier.

Lajme të ngjashme