Hoti thotë sovraniteti në veri nuk shtrihet me forcë: Ne as nuk e kemi atë forcë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sovraniteti në veri nuk shtrohet me forcë.
Në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se Kosova nuk ka atë forcë për ta bërë një gjë të tillë.
“Nuk zgjidhet me forcë. Për të qenë plotësisht real as nuk e kemi atë forcë. Nuk e kemi atë forcë”, ka thënë Hoti.
I pyetur se çka nënkupton kjo, deputeti i LDK-së ka thënë se Kosova nuk e ka ende një ushtri me kapacitete të plota.
“Nuk e ke një ushtri me kompetenca të plota, sepse ne jemi ende në ngritje te kapaciteteve të FSK-së. Ne presim që në 2027 t`i plotësojmë kushtet për integrim në NATO. Dhe përjashtimi nga Defender Europe ka me na kushtu, kur të vije koha. Sepse ato ushtrime kanë qenë në funksion të ngritjes se kapaciteteve”, është shprehur Hoti.