Hoti tallet me Kurtin: Do ta kishte hundën disa metra nëse do i zgjatej sa herë që gënjen
Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ironizuar me Kryeminsitrin e Kosovws, Albin Kurti në lidhje me deklaratat e tij për Asociacionin.
Hoti përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar me Kurtin ka thënë se nëse do t’i zgjatej hunda njerëzve saherë që gënjejnë, atëherë njërit do t’i zgjatej nga foltorja e Kuvendit e deri tek ulëset e opozitës.
“Nëse njerëzve do u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do i zgjatej nga foltorja e Kuvendit e deri tek ulëset e opozitës”, ka shkruar Hoti.
