Hoti takon Szunyog-un: I shpreha keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja - NACIONALE

Hoti takon Szunyog-un: I shpreha keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi një takim me ambasadorin e BE’së në Prishtinë, Thomas Szunyog, të cilit ia shprehu “keqardhjen” që vendi vazhdon të jetë nën sanksione evropiane, si pasojë e kursit qeveritar në veri, dhe shpërfilljes së kërkesave evropiane për shtensionim të situatës atje.

Hoti shkroise Lidhja Demokratike e Kosvoës “gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik”.

Shkrimi i Avdullah Hotit:

Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog.

Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza.

LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.

Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.

Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta.🇽🇰🇪🇺

Lajme të ngjashme