Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se rendi kushtetues është mbi çdo politikë.
Ai ka bërë me dije se ky rend është mbi çdo parti dhe individ.
Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se cenimi i këtij rendi nuk lejohet në asnjë rrethanë.
“Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti, mbi çdo individ. Cenimi i këtij rendi nuk lejohet në asnjë rrethanë”, ka shkruar ai.