Hoti: Qeveria ka dështuar nëse KFOR-i e EULEX-i janë të detyruar të aktivizohen në vend të institucioneve tona - NACIONALE

Hoti: Qeveria ka dështuar nëse KFOR-i e EULEX-i janë të detyruar të aktivizohen në vend të institucioneve tona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryemiminsatri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se çdo vendim i Kosovës i ndërmarrë në 30 vitet e fundit ka qenë i drejtë në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin.

Megjithatë, sipas tij, përpjekjet kanë qenë të suksesshme vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik.

veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në very, Hoti i ka quajtur si të drejta por me mungesë koordinimi me miqtë ndëkombëtar.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

Postimi:

Lajme të ngjashme