Hoti publikon pamje të urës në Rogovë të Hasit: Për 4 vite nuk arritën ta rregullojnë, kaq për qeverisjen e tyre - NACIONALE

Hoti publikon pamje të urës në Rogovë të Hasit: Për 4 vite nuk arritën ta rregullojnë, kaq për qeverisjen e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar pamje ku shihet gjendja e tmerrshme e urës së Rogovës së Hasit.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti nuk arriti ta rregullojë urën për katër vite qeverisje.

““Ura moderne e Rogovës së Hasit”

Për 4 vite qeverisje nuk kanë arritur ta rregullojnë urën në fshatin Rogovë të Hasit. Kaq për qeverisjen e tyre të dobët.

E kam ngritur shumë herë çështjen e kësaj ure por kjo qeveri nuk ka ndërmarrë veprime dhe qytetarët e kësaj ane malltretohen tash e 4 vite nëpër këtë rrugë që është e papërshtatshme dhe e rrezikshme njëkohësisht” – ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme