Hoti përkujton Rugovën: Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës - NACIONALE

Hoti përkujton Rugovën: Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rugova ka qenë lideri shpirtëror e politik që na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës së Kosovës si popull.

Hoti, tutje ka thënë se Rugova krijoi kohezionin e pashembullt rreth idealit të shprehur si liri, pavarësi dhe demokraci.

Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës — Presidentin Rugova, liderin shpirtëror e politik që na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës tonë si popull, që ndërtoi miqësitë me demokracitë perëndinore, që krijoi kohezionin e pashembullt rreth idealit të shprehur si LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme