Hoti për planin e BE-së: Nuk e di a i kanë pasë mendtë me veti kur janë dakorduar për këto gjëra
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se plani i BE-së, të cilin kryeministri Albin Kurti e ka pranuar zyrtarisht të hënën, është i damshëm për Kosovën.
Duke përmendur disa pika të këtij dokumenti, ish-kryeministri ka deklaruar se kryeministri Kurti është treguar i papërgjegjshëm në këtë proces.
Ai ka thënë se nuk e di a i kanë pasur mendtë me veti qeveriatrët, kur janë pajtuar për disa gjera në këtë dokument.
“Këta pa njohje reciproke dakordohen ta zbatojnë marrëveshjen e Asociacionit, e cila në mënyrën si është shkruar në marrëveshje është e sigurt se shkon përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe marrëveshjes së parimeve të vitit 2015. Dakordohen që t’i japin status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Dakordohen që të diskutojnë aranzhmane vetëqeverisje të komunitetit serb në Kosovë. Unë nuk e di a i kanë pas mend me veti kur janë dakorduar për këto gjëra, apo çfarë zori kanë pasur që kanë pranuar këtë marrëveshje”, ka thënë Hoti./Kosovapress/