Hoti: Osmani dhe Kurti kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit - NACIONALE

Hoti: Osmani dhe Kurti kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullha Hoti, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se të dy krerët e shtetit kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Osmani dhe Kurti në fund të mandatit të tyre po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese.

“Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese. I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej. E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale. Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme