Hoti numëron dështimet e pushtetit: BE-ja i vendosi Kosovës sanksione, u përjashtua nga ushtrimet me NATO-n - NACIONALE

Hoti numëron dështimet e pushtetit: BE-ja i vendosi Kosovës sanksione, u përjashtua nga ushtrimet me NATO-n

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, ka shkruar një statuës në të cilin ka numëruar dëmet që sipas tij Kosova i ka përjetuar për shkak të Qeverisë Kurti II.

Ai ka shkruar se Kosovës iu vendosën sanksione nga BE-ja.

“E përjetuam kohën kur:

- Kosova përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n,

- Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe

- Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit.” – shkroi ai.

“Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme