Hoti: Ndihem keq që Kosova ende nuk ka emëruar ambasador në Izrael - NACIONALE

Hoti: Ndihem keq që Kosova ende nuk ka emëruar ambasador në Izrael

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputeti, Avdullah Hoti, ka shprehur keqardhje që Kosova ende nuk ka emëruar ambassador në Izrael.

Hoti ka thënë se kjo është mungesë respekti ndaj njohjes që i erdhi Kosovës nga Amerika.

Postimi pa ndërhyrje:

Krerët e shtetit u kujdesën sot të dënojnë sulmet ndaj Izraelit. Kjo është me vend. Këtë e kam bërë edhe vetë në kontaktet e drejtpërdrejta me bartësit e institucioneve izraelite.

Por ndihem keq për faktin se tri vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova ende nuk e ka emëruar Ambasadorin/en e Kosovës në Izrael. Kosova ende përfaqësohet në Izrael me "të ngarkuar me punë".

Kjo është mungesë respekti e krerëve të shtetit të Kosovës ndaj njohjes që na erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë pas vitesh mungese të njohjeve. Kjo është mungesë respekti ndaj shumë marrëveshjeve që Izraeli ka nënshkruar me Kosovën pas shkëmbimit të misioneve diplomatike në shkurt 2021.

Këta që më shanin në Kuvend për një marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e hidhnin dyshime për validitetin e kësaj njohjeje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë, duhet të tregojnë respekt e mirënjohje pë aleatët e Kosovës. Pa ta Kosova mbetet e izoluar, pa zhvillim, pa integrime euro-atlantike.

Lajme të ngjashme