Hoti me kërkesë të njëjtë ndaj Kurtit: Dorëheqja është shpëtim - NACIONALE

Hoti me kërkesë të njëjtë ndaj Kurtit: Dorëheqja është shpëtim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vazhdon ta kërkojë dorëheqjen e shefit të Qeverisë, Albin Kurtit.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se dorëheqja e Qeverisë së Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike. Kjo është arsyeja që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur kjo qeveri ka nisur punën", ka shkruar ai

"Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme