Rasti Dehari: Zogaj kthehet në punë, Topalli ende pa përgjigje - NACIONALE

Rasti Dehari: Zogaj kthehet në punë, Topalli ende pa përgjigje

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Ministria e Drejtësisë kishte njoftuar para pak muajsh se ishte shkarkuar nga detyra kryeinspektori Ylber Topalli, në lidhje me rastin Dehari.

Ky shkarkim kishte ardhur pasi Ministria konsideronte se ishin bërë “një sërë gjetjesh faktike” që dëshmojnë shkelje të rënda në një rast të ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit, thuhej ndër të tjera. Por një vendim i ri në lidhje me këtë rast ka ardhur nga KPMShCK. Topalli e Zogaj duhet të kthehen në punë në afat prej 15 ditësh.

Sot, kur sipas avokatit të Zogajt e Topallit, z. Faton Fetahu do të duhej të futej në fuqi vendimi për t’u kthyer në punë të dy, në fakt thirrja i ka ardhur vetëm, z.Destan Zogajt.

Për Nacionalen, Fetahu ka thënë se Ylber Topalli nuk është njoftuar fare, nëse do të kthehet në punë.

Mundem ta konfirmoj se, sa i përket Destan Zogajt, është e vërtetë që sot e kanë thirrë nga Ministria e Drejtësisë dhe i kanë thënë se mundet me u paraqitë në vendin e tij të punës. Mirëpo unë nuk e kam pa vendimin e as ai. Vetëm e kanë thirrë, duke i thënë se mund të paraqitet në vend të punës.

Ndërsa, sa i përket Ylberit, nuk i ka ardhur ende asnjë email dhe asnjë thirrje nga MD.” - ka thënë Fetahu.

Topalli: Nëse nuk kthehem në punë, e vazhdoj betejen ligjore

Nacionale ka kontaktur me z. Topalli, i cili u shpreh, se nuk ka marrë asnjë thirrje, email apo lajmërim se mund ta filloj punën.

Jo, jo, kurgjo. Nuk më kanë lajmëru. Ta shohim, duhet të konsultohem me Avokatin.

Z. Ylber Topalli edhe para disa ditësh në një prononcim për Nacionalen, tha se nëse Ministria e Drejtësisë, nuk e përfillë vendimin e Këshillit, për t’a kthyer atë në punë, ai do ta vazhdojë betejen ligjore.

“Sipas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës, Ministria e Drejtësisë obligohet që brenda 15 ditësh pasi ta pranoj vendimin, ta zbatoj atë. Që i bie kthimin tim në punë si Kryeinspektor dhe kompenzimin e të gjitha dëmeve. Dmth edhe kompenizimin e pagave.

Mrenda afatit ligjor, me sa e di duhet të jetë 19 qershori. Të shohim si po vepron Ministria e Drejtësisë. Ligjërisht ata munden me e bë edhe një ankesë brenda Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit, në të kundërtën duhet ta ekzekutojnë vendimin.”- ka thënë Topalli.

Nëse nuk bëhet ekzekutimi i vendimit brenda afateve ligjore në rastin tim, avokati im obligohet ta lajmëroj Këshillin, dhe ta vazhdojmë betejen juridike.” – shprehet ai.

Kthehen në punë?

Avokati i Topallit e Zogajt, Faton Fetahu, ka njoftuar se KPMShCK, i ka kthyer në punë, Topallin e Zogajn, duke publikuar edhe vendimet.

“Konfirmohet paligjshmëria e shkarkimit të pabazë dhe arbitrar të Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj! Të nderuar miq, Kam kënaqësinë që në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrktues – ish Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj, t’ju njoftoj se pranova dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilëve, përfundimisht konfirmohet paligjshmëria e vënies para përgjegjësisë disiplinore të tyre e cila rezultoi me shkarkimin arbitrar dhe të paligjshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.”, ka shkruar avokati.

Në vendimin e lëshuar më 22.05.2023, konkretisht tek arsyetimi përmendet se raporti i datës 28.09.2022 është akt administrative i paligjshëm. E rrjedhimisht shkarkimi i tyre që vjen nga ky akt sipas KPMSHCK-së, del të jetë i paligjshëm.

Vendimet e Komisionit Disiplinor përmes procesit të nakimimit i nënshtrohen kontrollit të ligjshëmrisë nga ana e Këshillit, prandaj mbi bazën se një akt administrative duhet të thirret në një ligj të caktuar, e fakt i pamohueshëm bazik konstatohet se fakti se Raporti i kësaj date është akt administrative i paligjshëm.” – thuhet ndër të tjera në arsyetim

Ministria e Drejtësisë pati njoftuar se është shkarkuar nga detyra kryeinspektori Ylber Topalli

Ky shkarkim ka ardhur pasi Ministria konsideronte se janë bërë “një sërë gjetjesh faktike” që dëshmojnë shkelje të rënda në një rast të ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit.

“Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bart detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit.” – shkruhej në një reagim nga MD.

Video inçizimet

Në arsyetimin e Ministrisë për shkarkimin e Ylber Topallit, përmenden video inçizimet, si dhe dëmi që është shkaktuar.

“Komisioni konstatotn se z.Topalli ka marr nga ish ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, kopje të video inçizimeve dhe I ka sjell në zyrën e tij, në objektin Ish Rilindja në Prishtinë, gjë që e pranon edhe vet z.Topalli se këto video inçizime janë sjell me USB, për të përpiluar raportin përfundimtar. Këto inçizime i ka marrë me datë 07.11.2016, sipas formës së informatës. Z.Topalli i ka marrë incizimet para policisë dhe në kundërshtim me ligjin, pa parashturar këkesë dhe pa aprovim nga organi kompetent”- thuhej në vendim.

Tutje, aty thuhet se të njëjtat video-inçizime u publikuan në kanalet televizive.

“Komisioni konstaton se publikimi i video inçizimeve ka shkaktuar pasojë të pa riparueshme për Shërbimin Korrektues të Kosovës, familjarët e të ndjerit, të burgosurit që janë pjesë e pamjeve dhe gjithë opinionin e gjerë”- thuhej në arsyetim.

Lajme të ngjashme