Hoti: Kosova refuzoi Marrëveshjen e Uashingtonit, por pranoi obligimet e Marrëveshjes së Ohrit - NACIONALE

Hoti: Kosova refuzoi Marrëveshjen e Uashingtonit, por pranoi obligimet e Marrëveshjes së Ohrit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për, siç e cilëson ai, degradimin e diplomacisë së Kosovës gjatë pesë viteve të fundit.

Përmes një reagimi publik, Hoti tha se Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar tash e gjashtë vjet, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin amerikan të gazit, pavarësisht përpjekjeve të vendeve evropiane për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

Sipas tij, ndonëse është refuzuar Marrëveshja e Uashingtonit, Kosova ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila, sipas deklarimeve të emisarit të Bashkimit Evropian, Peter Sørensen, përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën.

Lajme të ngjashme