Hoti: Kosova asnjëherë s`ka qenë në pozitë më të disfavorshme në raport me SHBA-të - NACIONALE

Hoti: Kosova asnjëherë s`ka qenë në pozitë më të disfavorshme në raport me SHBA-të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputeti i LDK-së ai ka thënë se kjo qasje ka lënduar raportet e Republikës së Kosovës me SHBA-të.

Sipas tij, Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të disfavorshme se tani në procesit të dialogut dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Propozimi që na është ofruar, edhe pse nuk është bërë zyrtar asnjëherë nga ana e kryeministrit sepse nuk është raportuar në Kuvend edhe pse ka dhënë komente gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, është një hap që duhet ta marrim në konsiderim. E nevojshme është që spektri politik të mblidhen bashkë, ta diskutojnë bashkë. Të krijohet ai kohezioni i nevojshëm edhe politik edhe shoqëror për të lëvizur përpara. E vërteta gjithashtu është që Kosova në historinë e saj asnjëherë nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme sa i përket procesit të dialogut dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Hoti.

Ai ka folur edhe për kushtet e kryeministrit Kurti për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, gjashtë kushtet e Kurti janë jorelevante për kohen në të cilën është procesi.

Lajme të ngjashme