Hoti ia tregon Kurtit rrugën për anulimin e Asociacionit: Duhet kaluar nga fjalët në vepra - NACIONALE

Hoti ia tregon Kurtit rrugën për anulimin e Asociacionit: Duhet kaluar nga fjalët në vepra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ia ka treguar kryeministrit Albin Kurti procedurën se si mund të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare.

Duke ia rikujtuar Kurtit qëndrimet kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë, Hoti ka thënë se tani Kurti mund ta largohet nga kjo marrëveshje, duke e sjell në Kuvend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka prezantuar Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Ligji e përcakton si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare. Qeveria duhet të marrë vendim për këtë dhe ta sjell në Kuvend. Tash duhet kaluar nga fjalët në vepra, ndryshe quhet mashtrim”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme