Hoti i VV-së lavdërohet se ia ulën pagën kryetares së Kushtetueses: 1997 euro më pak - NACIONALE

Hoti i VV-së lavdërohet se ia ulën pagën kryetares së Kushtetueses: 1997 euro më pak

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i qendrave të Vetëvendosjes Valon Hoti, është krenuar se me ligjin e ri, i është ulur paga kryetarës së Gjykatës Kushtetuese për 1997 euro.

Hoti ka thënë se Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese paguhej 3835 euro ndërsa sipas këtij ligji do të paguhet 1837 euro, që i bie 1997.5 euro më pak.

Sipas tij, janë një kategori që humb pak nga ky ligj, por sipas Hotit janë ata që kanë përfituar më së shumëti në të kaluarën.

Statusi i plotë i tij:

Siç e përmendëm edhe më herët, shumica e zyrtarëve publikë shënojnë rritje në paga, por janë edhe do që humbin pak nga ky ligj. Ama ata janë nga ata pak që kanë fituar shumë.

Qe një rast që mund të mos e keni ditur: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nga 3835 në 1837.5. Pra, 1997.5 euro më pak.

Lajme të ngjashme