Hoti: Binomi Kurti-Osmani duhet të marrin përgjegjësi edhe kur dështojnë - NACIONALE

Hoti: Binomi Kurti-Osmani duhet të marrin përgjegjësi edhe kur dështojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë, pavarësisht edhe nëse i kushton politik atij dhe partisë së tij.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët presin nga Qeveria e Kosovës vendime të matura e politika të mira që rrisin punësimin e pagat.

Në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë — edhe kur kjo më kushton politikisht mua dhe partisë time. Nuk kam pasur asnjëherë mëdyshje se duhet rreshtuar në mbrojtje të interesit të shtetit të Kosovës, e jo në mbrojtje të interesave partiake e individuale duke mashtruar qytetarët. Njerëzit presin nga Qeveria vendime të matura e politika të mira që rrisin punësimin e pagat, që përmirësojnë arsimin e shëndetësinë. Presin veprime shtetërore që forcojnë lidhjet tona me ShBA-në e BE-në që sa më parë të bëhemi anëtar të BE-së e NATO-s.” – ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se secili politikan që ka përgjegjësi institucionale duhet të ketë forcë morale të marrë përgjithësi edhe kur dështon, duke thënë se rasti aktual është binomi Kurti-Osmani.

Njerëzit nuk duan konfrontim me aleatin që siguron ekzistencën e shtetit të Kosovës. Qytetari i Kosovës meriton t'i thuhet e vërteta. Secili politikan që ka përgjegjësi institucionale duhet të ketë forcë morale të marrë përgjegjësi edhe kur dështon, siç është rasti aktualisht me binomin Kurti-Osmani.” – ka përfunduar Hoti.

Lajme të ngjashme