Hipokrizia e VV-së: Në vitin 2012 fajtore për kidnapimin e policëve ishte Qeveria, tash akuzohet policia - NACIONALE

Hipokrizia e VV-së: Në vitin 2012 fajtore për kidnapimin e policëve ishte Qeveria, tash akuzohet policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajtimin i ngjarjeve të ngjashme me standarde të ndryshme nga VV-ja nuk ka të ndalur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rastin e kidnapimit të tre policëve nga forcat e armatosura serbe në veri të Kosovës, raporton gazeta Nacionale.

Pas publikimin të fotove nga mediat serbe, ku shihen policët e shtrirë në tokë me sy e duar të lidhura ka nisur sulmi i përkrahësve të VV-së ndaj pjesëtarëve të policisë.

Ata kanë fyer policët e rrëmbyer duke i kritikuar se pse janë dorëzuar dhe nuk kanë rezistuar ndaj forcave serbe.

Ndërsa, kanë kursyer Qeverinë e Kosovës, duke mos ia veshur asnjë përgjegjësi për rastin.

Krejt sjellje tjetër ata kishin kur në Qeveria ishin partitë tjera dhe në opozitë ishte VV-ja.

Pothuajse veprim të ngjashëm xhandarmeria serbe kishte bërë në vitin 2012, kur tre policë të Kosovës i kishte kidnapuar në Dumnicë të Podujeve.

Në atë kohë, zyrtarët e VV-së kishin fajësuar Qeverinë Thaçi.

Madje, edhe vet Albin Kurti, i cili ishte kryetar i VV-së, fajësonte Qeverinë e kohës.

Në një intervistë për emisionin Argument Plus, në vitin 2016, ai kishte thënë se me arrestimin e këtyre policëve ishte poshtëruar shteti i Kosovës.

Jau kanë dhunuar tre policë në Dumnicë. Xhandarmëria serbe jau ka shtrirë në dushk të malit, ratë. Pse asnjëri prej tyre nuk dha intervistë?”, kishte thënë ai.

Tani akuzohen policët

Me arrestimin e tre policëve të mërkurën, mbështetësit e VV-së kanë përdorur standarde tjera. Për ta, tashmë nuk është fajtore Qeveria e Kosovës, por vet policët.

Madje, ata kanë fyer policët duke thënë se nuk është dashur të dorëzohen, por të rezistojnë.

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës nga radhët e VV-së, Fidan Ademi, ka bërë një postim në “Facebok”, për këtë çështje.

Ai ka kërkuar që tre policët e kidnapuar nga xhandarmëria serbe të përballen nga Gjykata me akuza për tradhti kombëtare.

Sipas komunikatës së policisë, zyrtarët policor i kanë vërejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikës së tyre! Nuk ka asnjë arsyetim dorëzimi pa rrezistencë. Ata duhet te lirohen sa me parë prej Serbisë, e të përballen në gjykata tona për tradhti kombëtare! Le te jenë shembull që asnjë zyrtar policor a ushtarak nuk guxon të dorëzoj armen me plot fyshek të armiku”, ka shkruar ai.

Në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe analisti Krenar Shala, i cili njihet si përkrahës i kryeministri Albin Kurti.

Ditën e kidnapimit, ai ka fyer policët duke thënë se është dashur të rezistojnë dhe jo të dorëzohen.

Sipas tij, çdo kush duhet ta dijë se puna e policisë nuk është e lehtë.

Marre po më vjen që jonë dorzu e nuk kanë rezistu. Duhet me e ditë që puna e policit nuk osht e lehtë. Qysh dorzohet njeri i pajisun me armë, tu e mbrojtë venin ton? Thotë njeri t'kishin pasë veq strella, ose alltia me ujë! Marre po më vjen! Poshtrim!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”.

Kritikat ndaj policëve të kidnapuar sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, i ka quajtur hipokrizi.

Ai ka thënë se ata dikur akuzonin qeveritë për raste të tilla.

Kur u kidnapuan policët në vitin 2012 fajtor ishte qeveria, për kidnapimin e policëve sot, fajtor janë policët! Hipokrita!”, ka shkruar Sherfi në profilin e tij në “Facebook”.

Opozita kërkon dorëheqjen e Sveçles

Ndryshe nga përkrahësit e Kurtit, opozita ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria për kidnapimin e policëve.

Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

E ftoj ministrin Sveçla të japë dorëheqje, sepse sot është përdhosur uniforma e policisë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Edhe partitë tjera opozitare kanë pasur kërkesa të njëjta ndaj Qeverisë.

Tre policët e Kosovës janë kidnapuar të mërkurën në brendi të territorit të Kosovës dhe ende nuk duhet se në cilin vend në Serbi po mbahen. Se fundi, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Serbia që pa asnjë kusht t`i lirojë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme