Hipokrizia e VV-së: Në përpjekje të shkeljes së ligjshmërisë, partia e Kurtit u bën thirrje deputetëve për racionalitet - NACIONALE

Hipokrizia e VV-së: Në përpjekje të shkeljes së ligjshmërisë, partia e Kurtit u bën thirrje deputetëve për racionalitet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka bërë një veprim të çuditshëm.

Partia e Albin Kurtit i ka ftuar deputetët e Kuvendit për racionalitet për një seancë e cila po konsiderohet në kundërshtim me rendin kushtetues.

Ndonëse seanca e parë e jashtëzakonshme , e cila është thirrur për miratimin e buxhetit të vitit 2026, është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, partia e Kurtit ka ftuar deputetët për racionalitet.

Ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që me racionalitet e maturi t’i përgjigjen kësaj seance dhe kësisoj të votojnë këto ligje e marrëveshje të rëndësishme, që vendi të mos përballet me sfida të tilla dhe kështu të ecim përpara. Kujtojmë se në vitin 2020 Lëvizja VETËVENDOSJE! pati votuar për buxhetin e vitit 2021 edhe pasi Gjykata Kushtetuese e pati rrëzuar, shpallur jokushtetuese Qeverinë Hoti dhe vendi po shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Më pas, VV-ja e ka postuar edhe një video, ku deputetët e saj kanë votuar Ligjin për Buxhetin për vitin 2021.

Në këtë video, partia e Kurtit nuk e përmend faktin se kjo seancë ishte në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Në anën tjetër, njohësit e rrethanave politike dhe juridike në vend e kanë kritikuar thirrjen e kësaj seance.

Analisti Albert Krasnqii ka vlerësuar se kjo seancë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër, vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit. Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, këto përpjekje nuk janë rrugëdalje.

Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi. Thirrjet për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje. Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor. Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike - një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës”, ka shkruar ai.

Edhe Eugen Cakolli nga KDI e ka vlerësuar se kjo seanca nuk është ligjshme.

Nëse pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme – përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, kreditë, buxhetin e shtetit, buxhetet e disa komunave dhe financimin e RTK-së – qenkan kaq jetike, pse nuk u sollën për shqyrtim më herët? Pse jo gjatë 14 ditëve të mandatarit të dytë, gjatë 10 ditëve të konsultimeve të Presidentes, apo gjatë 15 ditëve të mandatit të parë? Pse pikërisht në ditën e fundit të afatit kushtetues për formimin e Qeverisë ose shkuarjen në zgjedhje?! Përtej faktit që veprime të tilla bien ndesh me ligjin, rendi kushtetues dhe logjika parlamentare parashohin që fillimisht votohet Qeveria, e vetëm më pas merren vendime që krijojnë politika të reja, detyrime financiare dhe implikime ndërkombëtare”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai vlerësuar se një veprim i tillë tregon qëllimin e VV-së.

I gjithë ky nxitim për të votuar “urgjentisht” buxhetin dhe marrëveshjet, pikërisht para skadimit të afatit për mandatarin e dytë, në fakt shpalos disa mesazhe politike. Së pari, duket se ka shumë pak besim që Qeveria e propozuar nesër do të sigurojë shumicën e nevojshme. Për më tepër, dështimi eventual për miratimin e pikave të nesërme do të tentohet të kapitalizohet si kartë politike gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore. Dhe së dyti, po jepen sinjale se vendi mund të mbetet pa Qeveri të re funksionale edhe përtej muajit mars – kur çështjet buxhetore bëhen realisht emergjente”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme