Hipokrizia e Salih Zybës: Kompania të cilën e akuzon për afërsi me LDK-në, vazhdon t’i ushqejë policët e Kosovës - NACIONALE

Hipokrizia e Salih Zybës: Kompania të cilën e akuzon për afërsi me LDK-në, vazhdon t’i ushqejë policët e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka marrë rolin e ministrit të Mbrojtjes, kur ka vendosur të jap disa qëndrime lidhur me tenderin për ushqim në FSK.

Ky i fundit, sikur të ishte Ejup Maqedonci, ka shkruar në rrjete sociale, se ka marrë fund koha kur kompanitë e afërta me LDK-në i kanë helmuar ushtarët.

“Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju. Ka përfundu kjo punë”, ka shkruar Zyba në rrjete sociale.

Në fakt, deputeti i zëshëm Zyba, është dashur të di, ose e di por tenton të bëjë propaganda, se kompania Beni Dona, të cilën e akuzon për afërsi me LDK-në, vazhdon të ushqejë policët e Kosovës.

Madje, kjo kompani e ka fituar tenderin para disa muajsh nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës kishte nënshkruar kontratën për të cilin ishin parashikuar 5.5 milionë euro për furnizim, përgatitje dhe servim të ushqimit për nevojat e policisë.

Kontrata ishte nënshkruar më 23 nëntor me kompaninë “Beni Dona” me një kohëzgjatje prej 36 muajve apo tre vjetëve. “Beni Dona” ishte një nga dy kompanitë që kishte aplikuar në këtë tender.

Njoftimi për kontratë i këtij tenderi milionësh ishte shpallur më 10 korrik 2023. Tenderi është pezulluar dy herë për shkak të kërkesave për rishqyrtim në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, duke e anashkaluar këtë fakt, deputeti Zyba akuzon kompaninë që ka helmuar ushtarët, përderisa e njëjta kompani vazhdon të ushqejë edhe policët e Kosovës.

Përplasjet në distancë

Gazeta Nacionale para një jave kishte raportuar se Zëvendësministri i mbrojtjes Shemsi Syla kishte vendosur që tenderin për ushqin të FSK-së ta klasifikoj si sekret shtetëror. Pra, orizi e pasuli për ushtarët të konsiderohen sekret shtetëror. Në anën tjetër meqë operatorit aktual i skandonte kontrata me 30 shtator, Ministria vendosi që këtë tender ta shpejtoj duke ua dhënë dy kompanive të afërta me pushtetin dhe atë jo me ofertë të hapur, por me ftesë. Në këtë kaos Ministria e Mbrojtjes ende nuk e di se si do të ushqejë ushtarët e Kosovës pas 30 shatorit.

Në lidhje me këtë temë kanë debatuar ashpër përmes Facebookut, LVV e LDK.

Fillimisht ishte ministri Xhelal Sveçla që në një intervistë në Kallxo.com i arsyetoi tenderët njëburimor si zakonisht, duke përmendur armiqt e jashtëm; Serbinë e Rusinë.

““Në një situatë kur i gjithë globi është në tension, kur përmendet edhe bombat nukleare, kur ke atak të drejtpërdrejtë të një shteti armik dhe t’i punon për tu mbrojt me i pas të gjithë tenderët publik, me i tregu edhe Serbisë edhe Rusisë të gjitha këto gjëra”, tha Xhelal Sveçla në një intervistë në “Kallxo”.” – tha Sveçla.

Kjo deklaratë u komentua gjerësisht, sidomos nga eksponent të LDK-së. Këtu plasi debati “online”.

Ishte deputeti Enver Dugolli i cili u reagoi me emra deputetëve të LDK-së, duke vazhduar ta mbroj teorinë se ushqimi duhet të jetë sekret shtetëror.

Për më shumë këta qëllimisht bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme dhe sigurie, dhe harrojnë sepse pikërisht kjo kompani (përveçse një varg parregullsish të evidentuara me vrejtje serioze) kishte helmuar kohë më parë me ushqim një numër ushtarësh.” – shkroi fillimisht Dugolli.

Pastaj, foli për fytyrat e deputetëve në fjalë.

“Në fytyrat e Hykmetes, Doarses e Rukiqit është e vërtetë që nuk shihet pasuli e gullashi sepse këta janë të një shtrese tjetër, por ama shihen qartë grupet e interesit.”.

Pas Dugollit, rradha i erdhi Zybës…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nominalisht s’ka kompetenca për të vendosur diçka në lidhje me FSK-në, me anë të një statusi në Facebook, u është drejtuar deputetëve të LDK-së, duke u shprehur me fjalët “ka përfundu kjo punë”.

Zyba ka përmendur emrin e tre deputetëve të LDK-së, duke thënë se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju. ka përfundu kjo punë”, shkroi Zyba referuar hulumtimit të Nacionales, që del se në fakt zyrtarë të pushtetit, tentuat t’a kthejnë në sekret shtetëror ushqimin e ushtarëve.

A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi deputetë e eksponent të pushtetit, shkruan në Facebook, se “LDK po e helmon ushtrinë”, referuar raportimeve se zyrtarë të pushtetit po tentojnë që ushqimin për ushtarë ta kthejnë në sekret shtetëror.

Kica-Xhelili ka shkruar me ironi, “a na falni, ju lutem? A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?”

Ajo komentoi edhe “mobilizimin” e LVV-së për t’i sulmuar deputetët e LDK-së që po kritikojnë pushtetin për tenderët njëburimor.

“Qenkan mobilizuar i madh e i vogël në VV të na sulmojnë pse po na pengon korrupsioni.” – shkroi Kica-Xhelil.

Në anën tjetër ishte edhe e pushtetshmja e VV-së, Dejona Mihali e cila akuzoi deputetën më të zëshme të LDK-së sa i përket temës së tenderëve njëburimor Hykmete Bajrami për kinse lidhje me biznese.

Bajrami paralajmëroi padi kundër Mihalit.

Lajme të ngjashme