Hill: Serbia ka të drejtë t'i drejtohet KFOR-it, por duhet zgjidhje politike - NACIONALE

Hill: Serbia ka të drejtë t'i drejtohet KFOR-it, por duhet zgjidhje politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka reaguar për kërkesën e Serbisë ndaj KFOR-it që të kthehet ushtria serbe në Kosovë.

Ambasadori Hill u shpreh se Serbia “ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it (për Rezolutën 1244 që ushtria të kthehet në Kosovë) por se është e nevojshme një zgjidhje politike”, përcjell Kosovo-Online.

“Kjo është çështje që mbetet politike, dhe prandaj kërkon zgjidhje politike. Unë nuk shoh mundësi të një zgjidhjeje ushtarake,” – u shpreh z. Hill në fjalën e tij.

Por, ai përmendi edhe nevojën e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Dhe që njerëzit që jetojnë atje (në Kosovë) të mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhshmen, kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,” – vazhdoi ambasadori.

Hill përmendi pikërisht zotimin e përfaqësuesit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobarit, për formimin e Asociacionit.

Lajme të ngjashme