Hill: Po mendohen hapat e mëtejshëm pas "ngjarjeve tragjike" në Banjskë të Zveçanit - NACIONALE

Hill: Po mendohen hapat e mëtejshëm pas "ngjarjeve tragjike" në Banjskë të Zveçanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë të Kosovës është një “ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.

Ai ka thënë se duhet të vazhdohet me procesin politik dhe se po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogun.

Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë të mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogun.” – ka thënë Hill në debatin publik “Mjedisi i ndryshuar gjeopolitik dhe sfidat ndaj rendit juridik ndërkombëtar”.

Hill ka thënë se situata po trajtohet seriozisht dhe po diskutohet se çfarë hapa duhet të ndërmerren.

Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po zhvillohen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme