Hill me fjalë të mira për Lajçakun: E dinte se çfarë po bënte kur arriti marrëveshjen e Ohrit
Christopher Hill, ambasador i ShBA-së në Serbi, ka komentuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit një vit më parë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Hill ka theksuar se kjo marrëveshje është e vlefshme.
Madje, ambasadori amerikan ka pasur fjalë të mira për Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se ai e dinte se çfarë po bënte kur arriti marrëveshjen e Ohrit.
“Kur Lajçak thotë se marrëveshja është e vlefshme, do të thotë se është e vlefshme. Besoj se nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të ndryshuar mënyrën në të cilën shprehet vlefshmëria e asaj marrëveshjeje. Kur dikush nuk dëshiron të bëjë diçka, atëherë i referohet mekanizmave. Mekanizmat nuk duhet të abuzohen. Lajçak e dinte se çfarë po bënte kur arriti marrëveshjen në Ohër dhe mendoj se ne duhet të ecim përpara në këtë bazë” – është shprehur Hill.
“Mendoj se logjika e asaj që propozon Miroslav Lajçak është më se e qartë. Është e qartë se çfarë duhet bërë, për disa është menjëherë e qartë, për të tjerët duhet më shumë kohë për të kuptuar domethënuien e saj. Duhet të bëhet he jam i bindur se do të bëhet, ky Asociacion do të formohet”, ka shtuar ai.