Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, këta janë numrat me të cilët do të garojnë partitë më 12 tetor - NACIONALE

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, këta janë numrat me të cilët do të garojnë partitë më 12 tetor

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve sot ka tërhequr shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Tashmë secili subjekt politik është njoftuar me numrin identifikues për zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas këtij shoti, VV-ja do ta ketë numrin 105, PDK-ja 191, LDK-ja 113, AAK-ja 174, kurse Nisma 186.

Pas hedhjes se këtij shorti kanë ardhur edhe reagime e subjekteve politike.

Nder të paret që ka reaguar ka qenë deputeti i VV-së, Mefal Bajqinovci.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri 105 do të jetë numër i fitores.

“105 është numri që do të na udhëheqë drejt fitores në zgjedhjet lokale të 12 tetorit! Lëvizja VETËVENDOSJE! do të garojë me numrin 105. Për ndryshimin që s’ndalet, për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe punëtor. Më 12 tetor, rrethoni 105. Për komunën që e duam. Për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë”, ka shkruar ai.

Më pas ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky i fundit ka vlerësuar se PDK-ja hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes me punë, përgjegjësi dhe vizion.

Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë - me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka mirëpritur numrin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 12 tetorit do të jetë festë për LDK-në.

Ky është numri ynë. 12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme