Heqja e barrikadave, Zyba i VV-së tregon "një plan të Qeverisë" - NACIONALE

Heqja e barrikadave, Zyba i VV-së tregon "një plan të Qeverisë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur rreth një plani që Qeveria e Kosovës mund ta bëjë pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Zyba ka thënë se sapo të ndodhë procesi zgjedhor atje e të zgjidhen përfaqësuesit e qytetarëve do të ketë investime të mjaftueshme.

Në momentin e heqjes së barrikadave dhe krijimit të kushteve të sigurisë, lëvizjes së lirë më pas edhe të potencialit për të investuar në fushata vetëdijesuese për popullatën për të qenë aktive në një proces demokratik zgjedhor. Një proces demokratik zgjedhor që garanton një siguri dhe dalin një strukturë e re e qeverisjes lokale dhe inkuadrimit dhe një përfaqësim të ardhmen në zgjedhjet tjera zgjedhore në Kuvendin e Kosovës që të vijë përfaqësues qytetarëve dhe jo përfaqësues të strukturave instrument i Beogradit. Kjo është reforma më e madhe që i duhet veriut përveçse kushteve që i paraprin siguria. Sa po të ndodhin këto do të ketë investime të mjaftueshme”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Zyba tutje ka deklaruar se zona me interes nacionale është veriu, dhe sipas tij në këtë pjesë nuk ka investime që 24 vite.

Janë zona me interes nacional, janë me kushte për zhvillim dhe investime të pakontestueshme, janë të lëna dore. 24 vjet nuk ka investime atje. Qeveria ka për obligim socializim të menjëhershëm, ka inkuadrim në pozicione lokale fillimisht për më pas me kriju një standard të avancimit tek politikat qendrore”, theksoi ai

Lajme të ngjashme