Hekurudha e kombit, ndërtimi i digave, përfundimi i autostradave ekzistuese: Hamza prezanton projektet infrastrukturore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e tij në fushën e infrastrukturës.
Në një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se do ta ndërtojë Hekurudhën e Kombit dhe elektrifikimin e hekurudhave.
Ai ka bërë me dije se në qeverinë e tij do të përfundojnë projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë.
Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës.
Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.