Haziri: Procesi për presidentin është devijuar, LDK s’kërkoi poste por zgjidhje
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit është devijuar nga qëllimi fillestar.
“Ne jemi ftu’ me fol’ për President, kemi përfunduar duke folur për qeveri”, tha ai për dështimet e bisedimeve dje mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Sipas Hazirit, LDK nuk ka kërkuar poste dhe ka qenë e fokusuar vetëm në zgjidhjen e çështjes së presidentit.
“LDK-ja s’ka pasë asnjë kërkesë… jemi ofru’ për me i dhanë vendit President”, u shpreh ai.
Ai kritikoi ofertat për bashkëqeverisje, duke i quajtur të papritura.
“Oferta për qeverisje… nuk e kemi pritë dhe nuk e kemi kërku’”, deklaroi Haziri.
Sipas tij, situata aktuale po çon drejt krizës.
“Kriza e Presidentit… çon në zgjedhje të reja”, tha ai.