Haziri për veriun: Dyshoj se Kurti ka agjendë të fshehur - NACIONALE

Haziri për veriun: Dyshoj se Kurti ka agjendë të fshehur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka ka komentuar ngjarjet e fundit politike, të cilat kanë shkaktuar tensione me partnerët nderkombëtarë.

Haziri për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se mendon që kryeministri Kurti mund te ketë ndonjë agjendë të fshehur politike për çështjen e veriut.

“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri. Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryekuvendari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri.

Lajme të ngjashme