Deputetja e VV-së injoron thirrjet e opozitës për mbajtjen e seancës, merret me votat e Çitakut dhe PDK-së
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar pas aksioneve të PDK-së.
Derisa partia e Bedri Hamzës po kërkon thirrjen e seancës konstituive, deputetja e VV-së është marrë me votat e Vlora Çitaku.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kurti nuk e ka uzurpuar Kryeministrin.
“Znj. Çitaku, në zgjedhjet e fundit ju keni marrë 43,980 vota personalisht, ndërsa partia juaj ka marrë 157,892 vota. Kryeministri Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së. Për çfarë uzurpimi po flisni? Populli ka folur qartë. Albin Kurti është kryeministër i vendit. Megjithatë, znj. Çitaku ju keni mundësinë të bëheni Kryetare e Kuvendit nëse z.Hamza pranon ofertën e Kryeministrit Kurti”, ka shkruar ajo.