Haziri kritikon Kurtin për Famir Spahiun dhe Feride Rushitin: Gjilanasit po i shfrytëzo veç për vota
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për përjashtim të kuadrove nga rajoni i Gjilanit.
Ai ka bërë me dije se Kurti për interesa te veta keqpërdori aktori Fatmir Spahiu dhe aktivisten Feride Rushuti.
Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se kjo është dëshmi se Kurti gjilanasit i shfrytëzon veç për vota.
“Kurti e përjashtoi Gjilanin nga investimet këto gjashtë vite, por përse i përjashtoi edhe kuadrot?! Në gjashtë vitet e fundit, Gjilani është përjashtuar me lehtësi të padurueshme nga projektet zhvillimore nga ana e qeverisë Kurti. Por, përse u desh që t’i përjashtojë edhe kuadrot?! Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur. Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit veç për vota e pa projekte zhvillimore, dhe se si shfrytëzohen emrat e autoritetet për tejkalim krizash”, ka shkruar ai.