Haxhiut s’i duket e dëmshme shkelja e Kushtetutës: Situata sot nuk mund të krahasohet me kohën kur VV hidhte vezë në Kuvend
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të krahasohet situata e sotme me kohën kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte vezë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas saj, VV kishte kundërshtuar procese të dëmshme në të kaluarën përmes hedhjes së vezëve.
“Nuk kam asnjë problem me një aksion të një deputeteje, siç ishte rasti i zonjës Time Kadriaj, por do të shtoja se LVV-ja që nga themelimi i saj, qoftë jashtë Kuvendit, qoftë brenda Kuvendit, ka ndërmarrë veprime apo aksione kushtetuese për shkak të kauzave që i ka pasur në vazhdimësi”, ka deklaruar Haxhiu.
Kujtoj që këtu janë hedhur vezët për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, demarkacionin me Malin e Zi, Zajednicën e shumë të tjera të dëmshme në të kaluarën. Andaj nuk mendoj që është situatë e krahasueshme. Nëse dëshironi ta bëni, lirisht mund të bëni një gjë të tillë”, është shprehur ajo për Klan Kosova.
Theksojmë se Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Kurtit pasi ky i fundit kërkoi sërish shtyrjen e seancës konstituive, në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.