Haxhiu thotë se kur e kërkon “interesi i vendit” e jep pozitën e kryetarës së kuvendt
“Le ta marrin, unë e kam ofruar”
Albulena Haxhiu, kryetare e kuvendit, tha se “unë e kam ofruar” dorëzimin e pozitës së kryetares së kuvendit te partitë opozitare.
Ajo tha se “nuk e kam me tapi” dhe se nëse e kërkon “interesi i vendit” ajo e dëshmon “se e kam për vendin.”
“Kurti i ka thënë edhe LDK-së dhe PDK-së, kjo nuk është pozita ime, nuk e kam me tapi. Njerëzit vinë e shkojnë, dhe këtu ta dëshmojnë që e kemi për vendin. Unë e kam ofruar edhe pozitën e kryetares së kuvendit. Sepse çka më duhet pozita e kryetarit të kuvendit nëse dikush e kërkon këto dhe kjo i parandalon zgjedhjet. Nuk i frikësohemi zgjedhjet, por kjo s’është kush më trim. Le ta marrin pozitën e kryetarit të kuvendit,” tha ajo.