Haxhiu pyetet për rastin Dehari, ajo tregon detaje të reja për dëshmitarin e rastit - NACIONALE

Haxhiu pyetet për rastin Dehari, ajo tregon detaje të reja për dëshmitarin e rastit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur në Kuvendin e Kosovës rreth rastit Dehari.

Ajo ka thënë se ka hartuar një raport të inspektimit, ku kanë gjetur disa shkelje.

“Kjo aktualisht është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale, dhe së fundmi pas disa informative që kemi pranuar, kam urdhëruar një inspektim në raport me atë se cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave dhe a janë kryer këto në përputhje me legjislacionin. Aty pas raportit të inspektimit, kam treguar për gjetjet në raport, dhe që kanë të bëjnë me shkelje të rëndë të detyrave. Kamerat janë marrë para policisë, është e paprecedent dhe është shkelje. Kamerat kanë mundur të shihen pasi të merren nga policia, por jo të merren. Këto janë bërë me urdhër të Dhurata Hoxhës. Personat që janë suspenduar tash, duhet ta thonë këtë para Prokurorisë Speciale. Pse i kanë marrë kamerat në mënyrë të paligjshme, dhe kush i ka urdhëruar”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka treguar detaje të reja për vdekjen e dëshmitarit Naser Makolli.

“Dëshmitari kryesor, Naser Makolli që vdiq në rrethana dhe personat zyrtar në Qendrën e Paraburgimit, janë transferuar në vendin e njëjtë ku është transferuar dëshmitari”, ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme