Haxhiu në konferencën përmbyllëse për 2022: Kemi besimin e plotë që jemi në rrugë të mbarë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur sot konferencën përmbyllëse për këtë vit, duke spjeguar sfidat dhe të arriturat në ministrinë që drejton.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka përmendur disa prej të arriturave që ajo i ka cilësuar.
“Reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, adresimi i dhunës në familje e me bazë gjinore, adresimi i krimeve të luftës janë vetëm disa nga çështjet për të cilat kemi punuar me përkushtimin”, ka shkruar Haxhiu, duke besuar se qeveria “është në rrugë të mbarë”
Ajo ka falenderuar mediat dhe akterët tjerë kanë ndihmuar në adresimin e reformave.
“Zotohem që edhe në të ardhmen Ministria e Drejtësisë do të jetë e përkushtuar, transparente e llogaridhënëse”, ka thënë Haxhiu.
