Haxhiu, Latifit: Dukuritë e Greqisë dhe Austrisë nuk janë brengë e jona - NACIONALE

Haxhiu, Latifit: Dukuritë e Greqisë dhe Austrisë nuk janë brengë e jona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, për hapat që ka marrë qeveria për ndaljen e largimit nga Kosova të profesionisteve shëndetësor.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka kritikua ministri i cili ka thënë se ikja e mjekëve dhe profesonisteve shëndetësor është dukuri edhe e Greqisë dhe Austrisë.

Dukuri e Greqisë, dukuria e Austrisë nuk është brengë e jonë, është brengë e ministrave atje e kryeministrave të atyre vendeve. Për neve është brengosëse dukuria e ikjes së profesionisteve shëndetësor nga vendi”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, deri me tani qindra profesionist shëndetësor janë larguar nga sektori publik.

Janë më se 600 profesionit që kanë braktisur sektorin publik dhe kanë kaluar në sektorin privat dhe jashtë vendit. Këta po ikin për shkak të kushteve të punës”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, ministri Latifi ka treguar disa hapa që po i ndërmarr ministria në ndaljen e kësaj dukurie. Sipas tij, njëri nga këta hapa është edhe miratimi i projektligjit për paga.

Lajme të ngjashme